Organizata e Bashkëpunimit Islamik bënë thirrje për xhaminë al Aksa

Duke vënë në dukje se sulmet dhe shkeljet raciste ndaj xhamisë al Aksa po vazhdojnë, Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka bërë thirrje për ruajtjen e “statusit ligjor dhe historik” të Jeruzalemit.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik, me rastin 49 vjetorit të djegies së xhamisë al Aksa, u përsërit mbështetja e organizatës për të rifituar sovranitetin e shtetit palestinez, identitetin arab, trashëgimin e njerëzimit, respektimin e vendeve të shenjta për muslimanët dhe të krishterët si dhe kundërshtimin e përpjekjeve për të pakësuar praninë palestinezëve në qytet.

Në deklaratë, u kërkua që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion ndaj regjimit izraelit për t’i dhënë fund pushtimit të tokave të shtetit palestinezë.

Duke u vënë në dukje se kanë kaluar 49 vjet që nga djegia e xhamisë al Aksa në vitin 1969, në deklaratë u tha kështu:

“Izraeli po vazhdon sulmet dhe shkeljet ndaj xhamisë al Aksa në kuadër të politikës për të jahudizuar qytetin e Jeruzalemit dhe për të ndryshuar karakterin e gjeografisë dhe demografisë.”

Ndërkohë, Liga Arabe i ka bërë thirrje OKB-së për ndërhyrje të menjëhershme në mënyrë që të trajtojë seriozisht shkeljet e gjera të Izraelit kundër xhamisë al Aksa dhe të ndaloj përpjekjet për ndryshimin e statusit historik të xhamisë al Aksa.

Lidhja Arabe i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) të jenë përgjegjës për shkeljet e Izraelit kundër xhamisë el-Aksa. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe dhe Shefi i Departamentit Palestinez, Said Abu Ali, publikoi një deklaratë me shkrim me rastin e 49 vjetorit të djegies së xhamisë al-Aksa.

Në këtë deklaratë, Abu Ali u shpreh kështu: “Djegia e xhamisë al Aksa është një vepër penale e kryer nga anëtarët e bandës radikale sioniste para syve të autoriteteve të Izraelit pushtues.”

Duke theksuar se që nga ajo ditë e deri më tani, vlerat e shenjta të xhamisë al Aksa janë shkelur çdo ditë nga kolonët hebrenjë dhe organizatat radikale sioniste, Abu Ali u shpreh kështu:

“OKB-ja duhet të ndërhyjë menjëherë për të trajtuar seriozisht shkeljet e gjera të Izraelit kundër xhamisë al Aksa dhe për të ndaluar përpjekjet për ndryshimin e statusit historik të xhamisë al Aksa.”

Një hebre fanatik u përpoq të vë zjarr në xhaminë al Aksa më 21 gusht 1969, me ç’rast u shkatërruan shumë monumente historike, duke përfshirë edhe “minberin prej druri” të cilin e kishte sjellë Salahudin Ejubi në Jeruzalem.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne