Organizata e dijetarëve islamë do të padisë Arabinë Saudite

Një organizatë ndërkombëtare e dijetarëve myslimanë me qendër në Katar njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj pasi ata e përfshinë atë në një listë të zezë terroriste.

Javën e kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni kanë shtuar Bashkimin Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë në listën e grupeve terroriste, duke pretenduar se ky union ka lehtësuar aktivitetet terroriste. Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë me bazë në Doha, në një deklaratë të botuar në llogarinë e tij të Twitter, e hodhi poshtë masën si të papranueshme. “Këto akuza kundër unionit tonë janë të pabaza dhe ne e konsiderojmë këtë një përpjekje për të dobësuar udhëheqjen e një institucioni që përfaqëson 90.000 studiues dhe qindra miliona myslimanë për qëllime politike të papranueshme dhe të palogjikshme”, theksoi Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë. Unioni shtoi se do të ndiqte rrugët ligjore në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara kundër masës, duke argumentuar se reputacioni i tij ishte dëmtuar rëndë pas renditjes në listën e zezë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne