Organizata e Kombeve të Bashkuara përfshihet në një skandal të madh

Virginia Gamba, përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për fëmijët në konfliktet e armatosura në takimin e saj të mbajtur më 29 qershor në zyrën e OKB-së në Gjenevë me Mazlum Abdi, anëtarin e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK-së, që vepron nën emrin Forcat Demokratike Siriane (SDF), nënshkroi planin e veprimit me një ceremoni zyrtare.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga OKB-ja thuhet se SDF-ja me këtë marrëveshje u zotua se nuk do t’i përdor fëmijët si luftëtarë, do të përcaktojë ndarjen e vajzave dhe djemve dhe do të marrë përsipër të gjitha masat në këtë drejtim”.

Mirëpo nënshkrimi i marrëveshjes skandaloze të planit të veprimit me PYD-në u realizua fshehurazi pa praninë e mediave.

Nga kjo del se nënshkrimi i marrëveshjes u bë fshehurazi në ditën e pushimit në OKB dhe se ajo mbahej sekret edhe nga zyrtarët e lartë të zyrës së OKB-së në Gjenevë.

Alessandra Vellucci, zëdhënëse e Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës së OKB të Gjenevës, tha se ceremonia skandaloze e nënshkrimit nuk ishte bërë publike për shkaqe të sigurisë.

Ndërkaq një nga zyrtarët më të lartë të zyrës së OKB në Gjenevë tha se nuk ishin të informuar për këtë takim.

Nga fotot e përbashkëta të planit skandaloz të veprimit të OKB-së kuptohet se vetëm fotografi zyrtar i zyrës së OKB-së në Gjenevë ishte marrë në ceremoninë e nënshkrimit.

Ndërsa plani skandaloz i veprimit, i cili u nënshkrua fshehurazi në Gjenevë, u publikua në Nju-Jork të ShBA-së.

Sipas raportit të OKB-së, YPG-ja në vitin 2016 në radhët e saj kishte 46 fëmijë luftëtarë, ndërsa në vitin 2017 kjo shifër doli në 224 fëmijë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne