Bota

Organizata MEK bën përpjekje që të mbyllë portën e ambasadës së Iranit në Londër

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Britaninë e Madhe ka njoftuar për krijimin e pengesave pranë portës hyrëse të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Londër nga disa persona pjesëtarë të grupit terrorist MEK të cilët kanë penguar hyrjen e punonjësve iranianë në ambasadë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hamid Baidinezhad me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka njoftuar se disa persona të grupit terrorist MEK sot kanë mbyllur të vetmen hyrje të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe kanë penguar hyrjen e diplomatëve iranian në ndërtesën e ambasadës.

Ai ka shkruar: “Ditëve të shtunë dhe të diele që janë ditë pune në Iran, punonjësit e stafit diplomatik gjatë këtyre ditëve një pjesë të punës dhe kontakteve të tyre me kryeqytetin e Iranit e kryen gjatë këtyre dy ditëve”.

Vlen të theksohet se ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Londër deri më tani disa herë është sulmuar nga pjesëtarët e grupit terrorist MEK. Më 30 prill 1980, 6 pjesëtarë të armatosur të grupit terrorist MEK patën pushtuar objektin e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Londër dhe gjatë këtij sulmi terrorist janë vrarë dy diplomatë iranianë./pt

OPINIONE