Organizata separatiste terroriste YPG/PKK vrau 7 civilë në nënprefekturën Shihayl të rrethit Deyrizor të Sirisë, ku vazhdojnë protestat ndaj organizatës.
Sipas burimeve lokale të Deyrizor, anëtarët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, që pushtojnë lindjen e qytetit, hapën zjarr kuturu në orët e mbrëmjes (së ditës së mërkurë) në qendër të qytetit Shihayl, ku zhvilloheshin protestat ndaj kësaj organizate duke shkaktuar vdekjen e 6 civilëve.
Terroristët e YPG/PKK hapën gjithashtu zjarr ndaj protestuesve, të cilët u mblodhën përsëri në orët e mëngjesit duke vrarë edhe një civil tjetër.
Pas ngjarjes populli i rajonit i vuri flakën të ashtuquajturës shtab i organizatës në nënprefekturë dhe mbyllën rrugët duke djegur goma makinash.
Bëhet e ditur se gjatë ngjarjeve organizata terroriste u mbështet edhe nga ajri me avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq vazhdon tensioni në nënprefekturë.
Disa rajone të pushtuara nga YPG/PKK në lindje të rrethit Deyrizor dhe zonat rurale në veri dhe perëndim, zhvillojnë protesta që prej 25 prillit si reagim ndaj sekuestrimit që i bën organizata separatiste terroriste naftës që nxirret si dhe korrupsionit të saj./ trt