Bota

Organizata terroriste PKK/YPG furnizohet me armë nga 19 shtete

Organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG furnizohet me armë nga 19 shtete.

Pas goditjes me raketë të një tanku të Forcave të Armatosura të Turqisë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” që vazhdon në zonën Afrin të Sirisë nga ana e terroristëve të PKK/YPG-së, të gjitha sytë janë kthyer nga armët që iu dhanë organizatës terroriste.

Armët që përdoren kundër objektivave të ushtrisë turke në Afrin, organizatës terroriste i janë dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga 19 vendet e koalicionit ndërkombëtar.

Këto armë ndahen në dy kategori në ato taktike dhe strategjike. Ndërkohë që organizata terroriste armët taktike i përdori në luftën kundër DAESH-it, ato strategjike i drejton nga Turqia.

Emrat e vendeve prodhuese dhe numrat serik të kompanive prodhuese të këtyre sistemeve të armë të sofistikuara, të cilat kurrsesi nuk duhej të binin në duart e organizatave terroriste, fshihen para se të jepen organizatës terroriste.

Për këtë arsye është vështirë të zbulohen furnizuesit.

Më pas këto armë shkëmbehen mes organizatave terroriste dhe atyre u shtohen edhe armë të reja të konfiskuara nga udhëheqjet e dobësuara qendrore.

Për dallim nga origjina e armëve që ndodhen në duart e organizatave terroriste, përfshirë këtu edhe raketën antitank e tipit ATGM (antitank guided missile), të cilën organizata terroriste e përdori në sulmin ndaj tankut të Forcave të Armatosura të Turqisë në Afrin, më e rëndësishme është se si janë marrë ato, për çfarë qëllimi i janë dhënë organizatave terroriste dhe çfarë ka shkaktuar përdorimin e tyre.

Duke u nisur nga sistemet e armatimit dhe municioni i kapur në kohë dhe vende të ndryshme mund të thuhet se në duart e PKK/YPG-së ndodhen armët e 19 shteteve.

Më poshtë janë disa nga shembujt e këtyre armëve:

Raketa antitank e tipit “9M133 Kornet”, prodhim rus
Raketa antitank e tipit “Milan”, prodhim francezo-gjerman
Raketa antitank e tipit “TOW”, prodhim amerikan
Arma antitank e tipit “AT4”, prodhim suedez

OPINIONE