Organizata terroriste PKK/YPG liroi të paktën 800 pjesëtarë të DAESH-it

Organizata terroriste PKK/YPG nga burgu në Tel-Abjad të Sirisë liroi të paktën 800 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se Turqia, e cila dha qindra viktima nga terrori i DAESH-it, është i vetmi vend që lufton në terren me një vullnet të palëkundur kundër kësaj organizate prej ditës së parë të shfaqjes së saj.

“Ndërkohë që Turqia, e cila është vendi i vetëm i NATO-s dhe i koalicionit ndërkombëtar që lufton ballë për ballë në terren me organizatën terroriste DAESH, neutralizoi mbi 4 mijë pjesëtarë famëkeq të kësaj organizate në Siridhe Irak, organizata terroriste PKK/YPG nga burgu i Tel-Abjadit liroi të paktën 800 terroristë të DAESH-it. Operacioni ‘Burimi i Paqes’, me të cilin synohet spastrimi i rajonit nga organizatat terroriste me në krye DAESH-in dhe operacionet e ndërmarra kohëve të fundit ndaj të ashtuquajturit kuadrit udhëheqës të kësaj organizate, janë tregues i vendosmërisë tonë në luftën kundër terrorit”, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne