Organizata terroriste PKK/YPG sulmon shkollat dhe xhaminë në Afrin

Një nxënës ka humbur jetën dhe shtatë janë plagosur si pasojë e një sulmi të organizatës terroriste PKK/YPG në Afrin të Sirisë veriore, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

“Organizata terroriste PKK/YPG, e cila ka duart e përgjakura dhe shënjestron civilët e pafajshëm në veri të Sirisë, kryesisht me sulme me autobomba, tani hodhi katër predha Grad në drejtim të dy shkollave dhe një xhamie në qendër të Afrinit”, tha ministria në një postim në Twitter.

“Në sulmin e poshtër të organizatës terroriste, një nxënës humbi jetën, kurse shtatë nxënës u plagosën”, thuhet në njoftimin e ministrisë turke.

Ndryshe, Afrini bën pjesë në rajonin ku Turqia kishte zhvilluar operacionin “Dega e Ullirit” kundër elementeve terroriste./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne