Organizata terroriste YPG/PKK vazhdon rekrutimin me forcë të fëmijëve

Organizata terroriste YPG/PKK në rajonet që i ka pushtuar në Siri, në javën e fundit ka rrëmbyer duke i rekrutuar me forcë edhe 4 fëmijë të tjerë, dy prej të cilëve janë vajza.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, bëhet e ditur se terroristët e YPG/PKK-së vazhdojnë rekrutimet me detyrim duke i rrëmbyer fëmijët në rajonet që ka pushtuar në Siri.

YPG/PKK ka rrëmbyer gjithsej 4 fëmijë dy prej të cilëve janë vajza nga rajonet Aynularab (Kobani), në zonën Al-Qamishli të Al-Hasakah në verilindje të vendit dhe në rajonet Al-Darbasiyah.

Njoftohet se nuk ka asnjë informacion për 14 vjeçarin Cudi Ömer, nga Al-Qamishli, për 15 vjeçarin Dicvar Cuma, nga Aynularab, për vajzën 15 vjeçare Lina Halaf nga fshati Tal Karam në Al-Darbasiyah dhe për vajzën 14 vjeçare Caklin Eyyüp nga Aynularab.

Gjithashtu organizata terroriste edhe javën e kaluar rrëmbeu të paktën 4 vajza të moshës 11-17 vjeç.

YPG/PKK-ja u jep trajnime të armëve pas shpëlarjes së trurit ideologjikisht të fëmijëve të rrëmbyer në Siri.

Familjet kërkojnë lirimin e fëmijëve të tyre

Një pjesë e familjeve siriane që YPG/PKK i ka rrëmbyer fëmijët duke i rekrutuar me detyrim nën armë, nuk mund të flasin në lidhje me situatën e fëmijëve të tyre për shkak se kanë frikë nga organizata. Ndërsa një pjesë tjetër e familjeve duke reaguar kundër situatës nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale, kërkojnë lirimin e fëmijëve të tyre.

Dara Dari, babai i vajzës 11 vjeçare Ronid që u rrëmbye me 20 qershor në provincën Amuda në Al-Hasakah, në një postim javën e kaluar nga llogaria e tij Facebook theksoi se “Ma morën me detyrim vajzën time, nëna e saj është e sëmurë dhe ditë natë qan për vajzën”.

Ndërsa edhe Daika Cihan, nëna e 15 vjeçares Cihan Suleyman të rrëmbyer me 5 qershor në një video të publikuar nëpërmjet llogarisë në rrjetin social kërkoi lirimin e vajzës së saj duke u shprehur: “Prej 25 ditësh nuk kemi kontakte. Nuk e dimë si ndodhi dhe si e morën. Së fundmi mësuam se vajzën tonë e ka rrëmbyer organizata”.

Përdorimi i fëmijëve si “luftëtarë” nga YPG/PKK-ja është reflektuar edhe nëpër raporte

Në “Raportin e Trafikimit Njerëzor 2020” të Departamentit Amerikan të Shteti të publikuar më 26 qershor është përmendur që organizata terroriste YPG/PKK i detyron fëmijët të luftojnë.

“YPG ka vazhduar të rekrutojë me detyrim nën armatosje dhe t’i përdorë madje edhe vajzat dhe djemtë 12-vjeçarë nga kampet e strehimit në veriperëndim të Sirisë”, thuhej në raport.

Këshilli i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut në raportin më 16 janar publikoi gjetje të reja se terroristët e YPG/PKK-së i përdorin si luftëtarë fëmijët në Siri.

Përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në lidhje me fëmijët në përleshjet e armatosura, Virgina Gamba më 29 qershor 2019 u takua në Zyrën e OKB-së në Gjenevë me Ferhat Abdi Şahin me emrin e koduar “Mazlum Abdi”, njëri nga liderët e organizatës terroriste YPG/PKK, me të cilin nënshkroi me një ceremoni zyrtare planin e veprimit “për lirimin e luftëtarëve fëmijë brenda organizatës” .

Por, më pas nga OKB-ja ose institucionet tjera ndërkombëtare nuk u publikua ndonjë raport lidhur me përfundimin e kësaj situate.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne