Organizatat tuniziane protesta kundër vizitës së princit saudit

Organizatat joqeveritare tuniziane do të organizojnë protesta kundër vizitës së planifikuar nga princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman në këtë vend.

“Organizatat e shoqërisë civile do të organizojnë protesta kundër vizitës së Mohammed bin Salman”, tha Sakina Abdel-Samad, anëtare e Unionit Kombëtar të Gazetarëve Tunizianë, në një konferencë shtypi në kryeqytetin Tunis.

“Ne gjithashtu do të ngremë një padi për krimet e luftës që po kryhen në Jemenin e shkatërruar nga lufta”, tha ajo.

Grupet që kanë planifikuar protestat përfshijnë Shoqatën e Drejtorëve të Gazetave Tuniziane (Turess), Sindikatën Kombëtare të Gazetarëve, Shoqatën Tuniziane të Grave Demokratike të Tunizisë, Forumin Tunizian për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale, Shoqatën e Juristëve të Rinj Tunizianë dhe Shoqatën e Grave Tuniziane.

Abdel-Samad tha se Sindikata e Gazetarëve Tunizianë ka pranuar një mesazh falënderimi nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) për qëndrimin e saj kundër vizitës së princit saudit.

Tunizia është pjesë e turneut aktual të Mohammed bin Salman, i cili filloi me vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe javën e kaluar.

Një afishe e princit saudit duke mbajtur një sharrë dhe me sloganin “Jo i mirëpritur në Tunizi, tokën e revolucionit” është varur në selinë e Sindikatës së Gazetarëve në Tunis.

Turneu i princint Mohammed është i pari që kur Jamal Khashoggi, gazetar saudit dhe kolumnist për The Washington Post, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll muajin e kaluar.

Pasi fillimisht pohoi se Khashoggi ishte larguar nga konsullata, disa javë më vonë qeveria saudite pranoi se ai ishte vrarë atje, duke fajësuar një grup operativësh sauditë që kanë vepruar jashtë komandës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne