Organizohet konferenca kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist

Lëvizja për bojkotimin e regjimit sionist BDS në vendet arabe të Gjirit Persik më 17 nëntor në Kuvajt do të organizojë një konferencë kundër normalizimit të marrëdhënieve mes regjimit sionist dhe vendeve të këtij rajoni.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se kjo konferencë do të kryesohet nga Marzuk Ghanem, kryetari i Parlamentit të Kuvajtit dhe në këtë konferencë do të marrin pjesë personalitete të dalluara të vendeve arabe të Gjirit Persik dhe figura të tjera nga mbarë bota arabe së bashku me aktivistët politik mbështetës të Palestinës. Qëllimi i kësaj konference është vetëdijesimi i të rinjve të rajonit në lidhje luftën kundër Izraelit dhe për rëndësinë e bojkotit të regjimit sionist. Në këtë konferencë do të diskutohen çështje dhe sfidat përpara lëvizjes për bojkotimin e regjimit sionist në rajonin e Gjirit Persik, si dhe rrugët për forcimin dhe dinamizmin e sanksioneve dhe bojkotit ndaj regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne