Organizohet masivisht namazi i xhumasë në xhaminë Al Aksa

Namazi i xhumasë këtë të premte në xhaminë Al Aksa është organizuar me praninë e mbi 50 mijë besimtarëve palestinezë.

Megjithë praninë e gjerë të forcave të sigurimit, mbi 50 mijë besimtarë palestinezë me rastin e nisjes së muajit të bekuar të Ramazanit kanë falur namazin e xhumasë në xhaminë Al Aksa. Sheik Mahmud Salim drejtuesi i namazit në xhaminë Al Aksa ka shprehur urimin e tij për nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit. Vlen të theksohet se kolonët sionistë të mbështetur nga ushtria e regjimit sionist, mblidhen përreth xhamisë Al Aksa dhe i detyrojnë besimtarët që të largohen nga xhamia. Palestinezët dhe në veçanti të rinjtë, në shenjë proteste ndaj sulmeve të ushtarakëve dhe kolonëve sionistë ndaj xhamisë al Aksa prej tetorit 2015 kanë nisur intifadën e Kodsit për tu përballur me regjimin sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne