Ortodoksi Elvi Fundo bën thirrje për dhunë kundër memorialit turk

Ortodoksi Elvi Fundo bën thirrje për dhunë kundër memorialit turk!

Vendosja në Tiranë e memorialit përkujtimor të viktimave të Grushtit të shtetit në Turqi ka ngjallur reagime të shumta. Një ndër personat që ka reaguar kundër vendosjes së tij është edhe Elvi Fundo, një Ortodoks i thekur.

Ortodoksi dhe Islamofobi Fundo ka reaguar shumë ashpër kundër vendosjes së tij, madje edhe duke bërë thirrje për dhunë kundër këtij memoriali përkujtimor.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ai bën thirrje për dhunë dhe shprehet se shqiptarët nuk janë turqit e Erdoganit dhe se ky memorial duhet shkulur bashkë me politikanët eunukë, duke hedhur edhe akuza për politikanët Shqiptarët që sipas tij plotësojnë dëshirat politike të Erdoganit në Shqipëri.

Elvi Fundo është një besimtar ortodoks ndërsa është i njohur edhe për qëndrimet e tij kundër islamit pasi shpeshherë ka reaguar kundër besimit Islam në Shqipëri.

“Shqiptarët nuk janë turqit e Erdoganit. Memoriali do shkulur bashkë me politikanët eunukë” shkruan ortodoksi dhe islamofobi Elvi Fundo.

Statusi i Elvi Fundo në facebook: “Shqiptarët nuk janë turqit e Erdoganit. Memoriali do shkulur bashkë me politikanët eunukë”, shkruan ortodoksi dhe islamofobi Elvi Fundo./gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne