“Ose do të kuptojnë me gjuhën e politikës, ose me eksperiencën e hidhur në terren”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ripërsëriti se Turqia (në lidhje me Mesdheun Lindor) në çdo platformë, në çdo bisedë, në çdo mesazh e shprehet se është e gatshme për çdo lloj ndarjeje me kusht që të jetë e drejtë.

Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të Spitalit të Qytetit Prof. Dr. Suleyman Yalçin në lagjen Goztepe të Stambollit.

Në fjalimin e tij presidenti turk tha se do të vazhdojnë të bëjnë çdo lloj përpjekjeje për të mbrojtur unitetin dhe bashkimin e vendit dhe do të vazhdojnë të punojnë natë e ditë.

“Do të përpiqemi edhe më shumë që së bashku me nënshtetasit tanë ta kthejmë Turqinë në një vend që bëhet shpresë e të gjithë miqve dhe vëllezërve dhe për ta bërë atë që të rritet edhe më shumë në çdo fushë”, tha kreu i qeverisë turke.

Ai tha se do të grisin dhe hedhin në plehra një nga një çdo skenar që kërkohet të luhet mbi Turqinë.

“Jemi të vendosur të kthejmë Turqinë në një nga 10 shtetet më të mëdha në botë. Çdo krizë me të cilën përballemi shpjegon domethënien e vendit që ajo ka arritur në çdo fushë. Ka një Turqi që e di mirë potencialin e saj. Këto të vërteta i dinë mirë edhe ata që kemi përballë. Pas aleancave që krijohen kundër vendit tonë qëndron shqetësimi dhe frika ndaj nesh”, tha Erdogan.

Në fjalimin e tij Presidenti Erdogan u shpreh edhe në lidhje me problemet me Greqinë në Mesdheun Lindor duke thënë: “Ne shprehemi në çdo platformë, në çdo bisedë, në çdo mesazh se Turqia (në lidhje me Mesdheun Lindor) është e gatshme për çdo lloj ndarjeje me kusht që të jetë e drejtë. Do ta kuptojnë se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj. Ose do të kuptojnë me gjuhën e politikës, diplomacisë ose do të kuptojnë me eksperiencën e hidhur në terren”.

Ai tha se Turqia dhe populli turk se është i gatshëm për çdo probabilitet dhe rezultat./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne