Osman Karakaya, gylenisti i arrestuar tregon mbi rolin e tij në organizatën terroriste FETO

Osman Karakaya, gylenisti i arrestuar ditë më parë në Kosovë, është njëri prej personave që ka  nisur bashkëpunimin me Prokurorinë e shtetit turk lidhur me rastin e tyre.

Gazeta “YeniTan” shkruan se Karakaya, i cili me profesion është doktor, ka pranuar se është fajtor mirëpo ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me organet e drejtësisë në Ankara.

Sipas burimeve të TAN-it i arrestuari ka pranuar se ka qenë anëtar dhe përgjegjës për një sektor të caktuar të organizatës FETO dhe se ka marrë pjesë në krime të ndryshme të organizatës në fjalë.

“Osman Karakaya ka dhënë edhe shumë informata për veprimtarinë e FETO-s në Ballkan dhe në Kosovë”, shkruan ky medium.

I akuzuari me nofkën “Doktori” raportohet të ketë pranuar fajin se kishte privatizuar toke për ndërtim diku rreth 60 hektar në pjesën e Graçanicës.

Ndryshe, Indeksonline ka publikuara para disa ditësh faktet që quan deri tek arrestimi dhe ekstradimi i 6 gylenistëve për në Turqi.

Gjatë hetimit të aktiviteteve të tyre financiare Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) kishte gjetur se të njëjtit kishin përdorur qarkullimet financiare në bankat TEB dhe Bankën Kombëtare Tregtare. Kësisoj, aty del se shtetasit turk, të njohur si gylenista, kishin qarkullime mijëra e milionëshe në bankat e Republikës së Kosovës.

Personi i përfolur për bashkëpunim me organet e drejtësië në Turqi, Osman Karakaya, kishte përdorur bankat TEB dhe BKT për qarkullim financiare.  I njëjti qarkullim financiar kishte rreth dyqind pesëdhjetëmijë (250.000.00) euro”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne