Bota

Oun: Hariri mbetet kryeministër / kriza politike do të zgjidhet

Presidenti i Libanit, në një intervistë me një gazetë italiane, njoftoi se Saad Hariri do të mbetet kryeministër.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, presidenti libanez Michel Oun tha në një intervistë me gazetën italiane La Stamp se Saad Hariri sigurisht do të vazhdojë të ushtrojë edhe më tej postin e kryeministrit. “Kriza politike ka gjasa të zgjidhet në ditët në vijim”, tha ai në një udhëtim zyrtar në Itali. Gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite javën e kaluar, Saad Hariri papritmas njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Libanit, por ishte e qartë se lëvizja e tij ishte rezultat i presionit të Rijadit./ PT