Bota Islamofobi

Ozil, ylli i Arsenalit shpërthen kundër heshtjes së botës myslimane mbi shtypjen kineze ndaj ujgurëve

Mesfushori me origjinë turke i klubit të Arsenal në Premier League, Mesut Ozil akuzoi të premten muslimanët se po heshtin ndaj shtypjes së pakicave ujgure në Xinjiang të Kinës.

Në llogaritë e tij në mediat sociale, futbollisti shkruajti nën titullin, “Turkistani Lindor: Plaga e Gjakut e Umetit Islam,” duke i quajtur ujgurët “luftëtarë që i rezistojnë përndjekjes … Besimtarët e lavdishëm që u vendosën të vetëm në luftë kundër këtyre që duan t’i largojnë me forcë njerëzit nga Islami”.

“Kuranet po digjen … Xhamitë po mbyllen … Shkollat teologjike islamike, medresetë po ndalohen … Dijetarët fetarë po vriten një nga një … Pavarësisht nga e gjithë kjo, muslimanët qëndrojnë të qetë”, tha ai.

“A nuk e dinë ata që dhënia e pëlqimit për përndjekje është vetë përndjekje? Aliu (radijallahu anhu), dhëndri i Profetit Muhamed, thotë: Nëse nuk mund të parandaloni përndjekjen, ekspozojeni atë”, shtoi ai.

Kina ka qenë duke shtypur dhe persekutuar ujgurët, një grup mysliman turk, dhe duke kufizuar të drejtat e tyre fetare, tregtare dhe kulturore.

Rajoni i Xinjiang i Kinës është shtëpia e rreth 10 milion ujgurëve. Grupi mysliman turk, i cili përbën rreth 45% të popullsisë së Xinjiang, ka akuzuar prej kohësh autoritetet e Kinës për diskriminim kulturor, fetar dhe ekonomik.

Deri në një milion njerëz, ose rreth 7% e popullsisë muslimane në Xinjiang, janë burgosur në një rrjet në zgjerim të kampeve të “riedukimit politik”, sipas zyrtarëve amerikanë dhe ekspertëve të KB.

Në një raport në shtatorin e kaluar, Human Right Watch akuzoi qeverinë kineze për kryerjen e një “fushate sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut” kundër myslimanëve ujgur në Xinjiang./Gazetaimpakt/ dailysabah

OPINIONE

INTERVISTA