“Pa e rrahë, fëmija nuk bëhet terrbjet” deputeti e do Kodin Penal si Kanuni i Lekë Dukagjinit

Në parlamentin e Kosovës, deputeti Adem Mikullovci i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosja ka habitur me qëndrimin e tij për rastet e dhunës në familje, kur diskutohej Kodi Penal. Duke kërkuar “përshtatjen” e ligjeve me Kanunin e Lekë Dukagjinit, Mikullovci ishte i mendimit se nuk mund të bëhen njësoj ligjet si në Kosovë, si në Angli.

Për të qenë më i qartë ai bëri një deklaratë skandaloze sipas të cilës “pa e rreh fëmijë, fëmija nuk bëhet terrbjet”, apo duke u shprehur i pakënaqur për masën e dënimint me dy vjet për burrat që dhunojnë gratë. Shqetësimi i Mikullovcit ishte se pasi të dalë burri nga burgu, gruaja nuk do ta priste më në shtëpi. Video më poshtë:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne