Pa përmendur krimet saudite, sekretari i Ligës Arabe shpreh shqetësimin mbi kolerën në Jemen

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe pa përmendur aspak agresionin dhe krimet e Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka shprehur shqetësimin e tij mbi 1,900 viktima të sëmundjes së kolerës në Jemen.

Mahmud Afifi, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe Ahmed Abul’gejt, shprehu shqetësimin e sekretarit mbi gjendjen dhe situatën humanitare në Jemen dhe shtimin e numrit të viktimave për shkak të sëmundjes së kolerës në këtë vend. Sipas tij, Abul’gejt është shprehur se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund krizës në Jemen është rrugëzgjidhja politike dhe dialogu gjithëpërfshirës. Ky autoritet i Ligës Arabe nuk ka përmendur agresionin ushtarak të regjimit saudit dhe koalicionit të tij kundër Jemenit dhe ka pretenduar se forcat e lëvizjes Ansarullah janë përgjegjës kryesor për gjendjen e krijuar në Jemen. Shqetësimi sipërfaqësor i shprehur nga sekretari i Ligës Arabe për krizën në Jemen, vjen në kohën kur Liga Arabe deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’i dhënë fund krizës në Jemen dhe vuajtjeve të popullit jemenas për shkak të agresionit dhe bombardimeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne