Pa projekt, pa konkurs – Gjashtë OJQ-të në Kosovë që morën qindra mijëra euro

Zyra e Auditorit ka gjetur shkeljet e bëra në Veri të Mitrovicës në procesin e ndarjes së subvencioneve në atë pjesë të vendit.

Në raportin e publikuar të kësaj zyre tregohet se si është bërë ndarja e subvencioneve pa rregullore, pa kurrfarë kriteri të qartë.

Këtë e ka bërë “Komisioni për shqyrtim të kërkesave për subvencione”, duke dhënë propozim për aprovimin e kërkesave për subvencione pa kritere të qarta në ndarjen e tyre.

Kështu përfituesit e subvencioneve në asnjë rast nuk kanë dërguar raporte kthyese në mënyrë të shfrytëzimit të atyre mjeteve, pra ato subvencione nuk dihet nëse janë shpenzuar me qëllimin e dedikuar.

“Menaxhmenti i komunës nuk ka vendosur kontrolle menaxheriale për menaxhimin dhe shpenzimin e këtyre fondeve, pasi nuk ka hartuar dhe miratuar një rregullore për mënyrën dhe kriteret e subvencionimit. Në mungesë të kësaj rregulloreje të gjitha subvencionet pa kufizim vlerash aprovohen me vendim të Kryetarit të Komunës dhe jo përmes miratimit nga Kuvendi Komunal, siç është praktikë tek të gjitha komunat për subvencionet në vlerë mbi 1,000€. Më tej, është identifikuar se, komisioni për shqyrtimin e kërkesave për subvencionim ka dhënë propozim për aprovimin e kërkesave për subvencione pa kritere të qarta për ndarjen e subvencioneve. Po ashtu, përfituesit e subvencioneve në asnjë rast nuk kanë dërguar raporte kthyese për mënyrën e shfrytëzimit të atyre mjeteve, për të konfirmuar se subvencioni i dhënë është shpenzuar për qëllimin për të cilin është dedikuar”, thuhet në raportin e  Auditorit për vitin 2017, shkruan Isnadjeri.

Në të thuhet se në gjashtë raste të OJQ-ve nuk kishte fare projekt propozim për subvencionim, si dhe kanë munguar agjendat e planet buxhetore.

“Më tutje tek subvencionimi i OJQ-ve në gjashtë (6) rasteve në dosje nuk kishte projekt propozim për subvencionim si dhe mungonin agjendat dhe planet buxhetore për mënyrën e shpenzimit të subvencioneve”, thuhet në raport.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne