Pa tanket turke, operacioni i Rakës nuk do të funksionojë

Me përjashtim të një faktori që mungon, Shtetet e Bashkuara janë në përgatitje të avancuara për operacionin që do të rrëzojë Shtetin Islamik nga Raka, fortesa e tij siriane, ndërsa Misioni i Mosulit po shuhet në Irak. Më 28 mars, një karvan i madh kamionësh me targat e qeverisë gjysmëautonome kurde të Irakut, KRG , kaloi në Siri në postin kufitar Semalka. Disa ishin shumë të ngarkuar me armë dhe municione; të tjerët tërhiqnin mjete të blinduara.

Burimet ushtarake të DEBKAfile raportojnë se konvoji mbante materialin ushtarak që Amerika me transport ajror është duke çuar në kryeqytetin e KRG-së, Irbil. Ai përfshin mitralozë dhe artileri të lehta për Forcat Demokratike Siriane (SDF) të cilat janë gati për të udhëhequr sulmin e mbështetur nga SHBA-ja në Raka.

Dy të tretat e 50.000-60.000 ushtarëve të SDF-së përbëhen nga militantët kurdë të YPG-së siriane (e cila mund të grumbullojë deri në 75.000 luftëtarë me rezerva); pjesa tjetër janë fiset arabe nga veriu i Sirisë.

Tri ditë më vonë, më 30 mars, Ankaraja papritmas njoftoi ndërprerjen e Operacionit Mburoja e Eufratit, i cili nisi më 24 gusht 2016 me pushtimin turk të 6,000 km² tokë në veri të Sirisë, duke përfshirë më vonë edhe qytetin e Al Babit në veri të Alepos.

Ndërsa Ankaraja pohoi se Operacioni i Eufratit është ndërprerë pas përmbushjes së misionit të saj, burimet tona ushtarake raportojnë se ushtria turke humbi tri objektiva kryesore të saj:

  1. Ajo dështoi të deklaronte një zonë sigurie prej 650 km² duke filluar nga trekëndëshi turko-siriano-irakien deri në Mesdhe.
  2. Qyteti kryesor sirian i Manbixhit mbeti në duart e SDF-së, dmth nën kontrollin kurd.
  3. Trupat turke nuk ishin në gjendje të shpërngulnin forcat e lidhura me YPG-në përgjatë kufirit turk.

Turqia u detyrua t’i braktisë këto objektiva nga një ultimatum i kombinuar që u dha nga SHBA-ja dhe Rusia për të ndërprerë operacionin e saj, raportojnë burimet ushtarake dhe të inteligjencës së DEBKAfile.

Krerët kurdë të SDF-së i kishin paralajmëruar të dyja fuqitë që do të udhëhiqin ofensivën në Raka vetëm me dy kushte: Së pari, ata kërkuan garanci që trupat turke të vendosura në pjesën e pasme të tyre nuk do të përfitonin nga mungesa e tyre për të kapur qytetet dhe tokat e pambrojtura kurde, dhe së dyti, që ushtria turke nuk do të marrë pjesë në ofensivën e Rakës, në asnjë formë.

Sipas deklaratës zyrtare, Ankaraja ishte e detyruar të premtonte se forcat turke nuk do i shtynin përpara as edhe një centimetër vijat e tyre aktuale në veri të Sirisë.

Për ta bërë ultimatumin e ashpër, trupat amerikane morën në Manbixh pozicione të kundërta me ato turke, ndërsa rusët çuan një njësi në lindje të enklavës siriane kurde të Afrinit përballë kufirit turk.

Dërgesat e armëve amerikane ishin duke arritur ndërkohë për të armatosur forcat e SDF-së, të përgatitura për të sulmuar Rakan. Më pas u zbulua se duke përjashtuar rolin ushtarak turk në operacion (siç bënë për ofensivën e Mosulit), amerikanët i kishin lënë luftëtarët kurdë pa një forcë tankesh për të udhëhequr sulmin. Kjo mund të jepej nga ushtria turke.

Rëndësia e tankeve për operacion vlerësohet duke krahasuar sfidat ushtarake të paraqitura nga ofensivat në Mosul dhe në Raka.

Beteja për Mosulin tashmë është duke shkuar në muajin e saj të shtatë – dhe ende nuk ka përfunduar – edhe pse ka luftuar kundër 2.000 xhihadistëve të ISIS-it me 100,000 trupa irakiene të mbështetura nga forcat e elitës dhe artileria e rëndë amerikane.

Më shumë se 3,000 xhihadistë janë të pranishëm për të mbrojtur Rakan, sipas vlerësimeve të vëna para komandës planifikuese amerikane të operacionit. Ata përfshijnë fiset lokale arabe, disa prej të cilëve ata shpresojnë se do të dezertojnë, ​​edhe pse kjo nuk është aspak e sigurt.

Ekspertët ushtarakë që kanë parë përgatitjet amerikane për operacionin e Rakës, thonë se vlerësimi i planifikuesve amerikanë se jo më shumë se 15.000 trupa janë të nevojshme për të kapur Rakan është më shumë se ç’duhet optimist; dhe pa një forcë tankesh, as mbështetja masive ajrore amerikane mund të mos jetë e mjaftueshme për të fituar të paktën një ditë. Autoblindat që amerikanët janë duke nisur për njësitë kurde janë shumë të pakta.

Në të njëjtën kohë, një vendim i Uashingtonit për furnizim me tanke me siguri që do të pasohet me kundërshtimet ruse dhe turke. Kjo vetëm sa do e zhvendoste operacionin disa muaj më vonë, derisa ekipet kurde të mësohen se si t’i përdorin ato në luftime operacionale. / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne