Paaftësia për t’u marrë me terrorizmin e brendshëm në SHBA

Ndërsa qeveria amerikane premtoi të intensifikojë luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, sekretari i brendshëm amerikan tha se vendi nuk ka asnjë strategji për t’u marrë me terrorizmin e brendshëm.

John Kelly, sekretari i brendshëm amerikan tha në një intervistë me rrjetin televiziv CBS se nuk e di se si të parandalohen sulmet e brendshme terroriste në SHBA. Nga të shtënat e javës së fundit në rajone të ndryshme të qytetit Çikago në shtetin Ilionis të SHBA, janë vrarë 7 persona dhe 31 të tjerë janë plagosur. Nga dhuna e armatosur në rrugët e qytetit Çikago nga e premtja e kaluar deri të dielën në mbrëmje sipas kohës lokale, janë vrarë 7 persona dhe 31 të tjerë janë plagosur. Disa nga këto incidente janë shkaktuar nga grupet e mafias. Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani, në qytetin Çikago kanë ndodhur 980 të shtëna, ku kanë humbur jetën 173 persona. Kohëve të fundit dhuna në SHBA është shtuar dukshëm. Nga një sulm me armë në Filadelfia të Amerikës janë vrarë tre persona dhe është plagosur.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Troy Braun, zëdhënësi i policisë së Filadelfia, të martën ka dhënë se nga një sulmi të armatosur ndaj disa personave në një kompleks banimi, janë vrarë dy persona dhe personi i tretë ka vdekur nga plagët e rënda vetëm pak pasi është transferuar në spital. Gjatë këtij sulmi edhe një tjetër burrë 26 vjeçar i cili ishte qëlluar me plumb në stomak, është shtruar në Spital. Autoritetet e policisë kanë deklaruar se sulmi me armë ka filluar pas një konflikti verbal mes disa personave. Ditë më parë, Një juriste e njohur me ngjyrë, që u bë e para grua myslimane që shërbente si gjykatëse amerikane, është gjetur e vdekur në lumin Hudson në Nju Jork. Trupi i Sheila Abdus Salaam, një gjykatëse 65-vjeçare në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, u gjet në ujë pranë Harlemit. Policia nxori trupin e saj nga uji dhe ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Një person i panjohur me një veprim provokativ dhe islamofob, ka theyr xhamat e xhamisë së qytetit Davis në shtetin e Kalifornisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne