Bota

Pacientët muslimanë kërcënohen me thikë në Gjermani

Një burrë kërcënoi pacientët muslimanë me një thikë kuzhine dhe ka plagosur një person në një klinikë të vogël në Gjermaninë veriperëndimore, njoftoi media vendase të premten.

Burri, thuhet të jetë në të pesëdhjetat e tij, bërtiti me sharje Islamofobe si dhe kundra shamisë së kokës-të grave muslimane të cilat ishin në dhomën e pritjes të një klinike në pronësi nga një mjek turk në qytetin veriperëndimor të Moenschengladbach, raportoi Rheinische Post.

Ai kërcënoi ndihmësit mjekësorë dhe pacientët me thikë, por u kap nga tre pacientë në dhomën e pritjes. Një nga pacientët u plagos lehtë në këtë incident.

Policia tha se i dyshuari vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe incidenti nuk ishte një sulm politikisht i motivuar.

Një gjykatë vendase të premten e urdhëroi atë të shtrohet në një spital psikiatrik për trajtim.

Gjermania ka dëshmuar rritjen e Islamofobisë në vitet e fundit të nxitur nga propaganda, nga partitë e ekstremit të djathtë, të cilat kanë shfrytëzuar frikën nga krizëa e refugjatëve dhe nga terrorizmin.

Burimi : Anadolu Agency/ ML

OPINIONE