Bota

Pacolli dhe Dimitrov urojnë Turqinë me rastin e Festës së Republikës

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli duke publikuar nga një mesazh uruan 96-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në postimin e tij etiketoi edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavushollu dhe shkroi: “Urojmë miken tonë Republikën e Turqisë me rastin e 29 Tetorit, Festën e Republikës”.

Edhe Çavushollu iu përgjigj homologut Dimitrov duke shkruar: “Miku im i shtrenjtë Nikola, shumë faleminderit.

Një postim me rastin e festës bëri edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Me rastin e Festës së Republikës, uroj mirëqenie dhe lumturi për partnerin dhe popullin turk, mik të Kosovës”, shkroi Pacolli.

Ministri Çavushollu këtij urimi iu përgjigj duke shkruar: “Faleminderit i dashur vëllai im Behgjet”./ trt

OPINIONE

INTERVISTA