PACOLLI: DJEGIA E FLAMURIT TURK AKT QYQAR

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka dënuar djegie e flamurit të Turqisë gjatë natës së mbrëmshme nga disa persona të dyshuar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli e ka quajtur akt qyqar dhe ka falënderuar shtetin e Turqisë për ndihmën të cilën i ka dhënë Kosovës.

“Akt i shëmtuar dhe qyqar është djegia e flamurit të Turqisë, vendit i cili është mbështetës i parezervë i Republikës së Kosovës. Kosova shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer që Turqia i ka dhënë në procesin e shtet ndërtimit, shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli.

Disa persona të dyshuar mbrëmë kanë djegur flamurin e Turqisë për t’i dalur në përkrahje ekstremistit katolik, Gjergj Dedaj pasi që ky i fundit ka ofenduar komunitetin turk në Kosovës, duke i krahasuar me Serbinë.

Burimi: Insajderi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne