Në merkaton e kësaj vere nuk janë vetëm brerjet mbi 200 milionëshe ato që po trondisin tregun e futbollit botëror, por edhe pagat të cilat klubet u paguajnë futbollistëve të tyre më të mirë.
I dyti në listë është futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili fiton bruto 49 milionë euro.
Pas Griezmann në listë është rekordi i PSG, Neymar për të cilin po flitet se do të kthehet tek Barcelona gjatë kësaj vere. Neymar ka pagë vjetore mbi 39 milionë euro.
Pagë të majme ka edhe sulmuesi uruguain i Barcelonës, Luis Suarez mbi 36 milionë euro.
Lista e superpasanikëve të futbollit vazhdon me Gareth Bale’in e Real Madridit, i cili po ashtu arkëton rreth 35 milionë euro, Alexis Sanchez i Manchester United me mbi 29 milionë euro dhe Philippe Coutinho i Barcelonës me mbi 29 milionë euro./Lapsi