Pagesat e aktores së pornografisë kapen në zyrën e avokatit të Trump, zemërohet presidenti

Bastisja e FBI-së në zyrën e avokatit të tij personal, për Donald Trump ishte një turp dhe një sulm për vendin.

“E kam parë në të mënyrë të vazhdueshme këtë gjueti shtrrigash”, ka thënë ai për reporterët e Shtëpisë së Bardhë.

Sikurse bën me dije BBC, zyrtarët në Nju Jork kanë arritur të kapin “komunikimin privat” mes Michael Cohen dhe klientit të tij, ndërkohë që mediat amerikanë bëjnë me dije se janë kapur edhe dokumenta që tregojnë pagesat e kryera tek një aktore pornografie.

Kjo bastisje ndodhi sipas një referimi nga Këshilltari Special Robert Mueller, i cili eshte duke investiguar lidhje te dyshimta te Rusise me fushaten zgjedhore te vitit 2016.

Trump e kritikoi investigimin dhe e cilësoi skuadrën e zotit Mueller si grupi më paragjykues i njerëzve.

Avokati personal i Trump, zoti Cohen ka qenë gjithmonë në fokus pas pohimit të një pagese prej 130,000 dollarësh për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, emri real i së cilës është Stephanie Clifford, pikërisht pak ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Zonja Daniels kishte deklaruar se ka patur një raport seksual me Trump shumë pak kohë pasi gruaja e ti Melania lindi djalin dhe ka pohuar se është paguar për të mos folur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne