“Pagova dritat, tani kam ngelur pa bukë”, komuniteti rom në protestë për ndihmat

Dhjetëra banorë të komunitetit rom janë ngritur në protestë ditën e sotme në Kamëz për shkak se nuk kanë marrë ndihmë ekonomike.

Ato shprehen se janë diskriminuar për ndarjen e ndihmave dhe se nuk janë mbështetur nga bashkia.

“Ne nuk përfillemi, po na diskriminojnë. Edit 100 mijë lekë i kushton vetëm kafja. Çfarë na del në 100 mijë lekë, jemi dhe të sëmurë. 60 mijë lekë më bëjnë vetëm ilaçet.

Unë e kam emrin Servet, kam plakën mora pensionin, plaka është pa punë, lava dritat dhe tani unë ngela pa bukë.

Na thanë do ju japim ndihma as ndihma asgjë nuk më kanë sjellë. Jam pa bukë në shtëpi të vish të shikosh ti habitesh. Dikur në mblidhnim kanaçe dhe e kalonim. Rama thotë mos dilni po çfarë të bëjmë ne

. Nuk na duan ne gabelëve. Neve nëse nuk na do shtetit të na pushkatojë. Ai Rama del dhe thotë do ju japim ndihma.”– thanë banorët për Fax News.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne