Evis Sopi, financieri i televizionit të familjes Berisha është ndër 17 të arrestuarit, të cilët pastronin para me kriptovaluta. Sopa rezulton pronari i një pike të këmbimit valutor ku një agjent i infiltruar këmbeu kriptomonedha me para, e dokumentuar me audio e video. Organet kanë një dosje edhe ndaj ‘Syri Tv’ për pastrim parash e evazion.
TIRANË- Financieri kryesor i televizionit të Familjes Berisha, ‘Syri Tv’ është arrestuar si pjesë e bandës, ku prokuroria dyshon se pastroheshin para përmes këmbimit të kriptovalutave dhe që përdoreshin si pagesa mes grupeve kriminale. Evis Sopa, kryefinancier i Syri Tv, u vu në pranga këtë të hënë bashkë me 16 të tjerë, ndërsa kishte në pronësi një pikë këmbimi valutor ‘ALB Exchange’ që e përdorte edhe për të thyer kriptomonedha ne parate cash.
I njohur si lidhje e fortë e Gaz Spahisë, të besuarit të Shkëlzenit për administrimin e televizionit, Evis Sopi dyshohet për pastrim parash. Por si u zbulua financieri i televizionit të familjes Berisha? Sipas një episodi nga dosja të siguruar nga Shqiptarja.com, Evis Sopi ka rënë në kurthin e ngritur nga agjentët.
Në subjektin e tij, “Alb Exchange” pranë “Dollarit” ka shkuar një agjent i infiltruar, i cili është interesuar për të këmbyer kriptovalut në euro cash. Punonjësja në sportelin e Exchange, duke besuar se përballë kishte një klient të zakonshëm, i ka ofruar një numër telefoni duke e udhëzuar se duhet të komunikonte fillimisht në Whatsapp me këtë numër dhe pasi të kishte kaluar sasia e kriptovalutës të kthehej sërish për të marrë paratë tek sporteli i exchange të financierit kryesor të Syri Tv. /Shqiptarja