Pas pushimit të hetimeve nga prokuroria largohet nga Shqipëria Yoram Frig.
Izraeliti është larguar nga Rinasi ku dhe u ndalua 2 jave më parë.
Frig ka marrë me vete dhe pajisjen e bllokuar nga prokuroria.
Pas ekspertizës pajisja rezultoi se nuk bënte përgjime por vetëm zbulonte çimkat përgjuese.
Yoram Frig u ndalua më 24 Mars 2017 ku ju bllokua dhe pasaporta duke mos i dhënë atij mundësi të largohet nga Shqipëria.
Frig dëshmoi para hetuesve se kishte ardhur dhe disa herë të tjera në vend duke u kontraktuar nga biznesmenë të ndryshëm shqiptarë të cilëve kundrejt pagesës iu kishte kontrolluar ambientet e banimit, biznesit dhe makinave për përgjues të vendosur ndaj tyre.
/Shqiptarja.com