Pakënaqësi në Tiranë: Erion Veliaj po dëmton qytetarët

Nga Pirro Prifti

I Nderuar z. Kryeminister,

Jemi te pakenaqur nga Kryebashkiaku Erion Veliaj. Pse?

Sepse Erion Veliaj po demton rende dhe ne vazhdimesi, banoret e Tiranes duke zene rruget kryesor dhe dytesor me korsi bicikletash.

Duket sikur po hakmerret ndaj banoreve te Tiranes me heqjen e parkimeve te automjeteve private.

Po parkimet e makinave te banoreve? Ku ti vendosim ato?

Ligji e ka qe korsite e bicikletave te jene ne trotuare e jo duke ngushtuar rruget kryesore dhe dytesore.

Se dyti perpara se te beje keto korsi Kryebashkiaku i Tiranes duhet te marre keto masa:

– te rregulloje parkime te reja te nendheshme apo te mbidheshme per banoret

-pagesa per parkimet e banoreve te jene te lira 20-30 leke ora dhe jo 200-500 leke ora

-parkimet e taxive te jene parkime centrale dhe jo te bllokoje cdo rruge me taxi qe zene rruget cdo dite. Ato duhet te qarkullojne dhe te kete parkime ne rruge vetem aty ku ka institucione qendrore prane tyre

-parkimet e nen dheshme duhet te kene dalje dytesore sepse ne rast zjarri apo tymrash do te shkaktonin fatkeqesi

– kryebashkiaku nuk ka pse te bllokoje gjithe rrugicat me tabela me pagese dhe duhet per zonat perktese te aktivizoje ‘badge  rezident’.

-Institucionet private qe jane ne katet nuk ka perse tu jape Bashkia tabela dhe te zene gjithe diten rrugen duke parkuar makinat e tyre ne zonat ku banoret kane vendin e tyre.

Keto institucione private le ti parkojne tek parkimet e nendheshme apo te mbisheshme qe ka hapur bashkia per ata qe vijne nga jashte brenda ne Tirane.

-Bashkia ka harruar qe deri ne qershor kur do mbaroje afati i gjendjes se jashtzakonshme duhet vazhdoje te klorizoje vendet perreth kazaneve te plehrave, te pastroje rruget, tu jape urdher administratoreve te pallateve qe te rifillojne punen per mirembajtjen dhe pastrimin e pallateve.

Aq me teper ne kohen e corona virusit, perse ky kryebashkiak merret me aktivitete aspak ne dobi te qytetareve ne nje kohe ku ne Tirane ka 100.000 autovetura ku nuk kane ku te parkohen dhe 1.000 bicikleta te cilave po u hapen korsi koti she anti ligjore?

-Ku i kane pastrueset dhe mirembajteset e qytetit ? Ku i ka kostumet mbrojtese te tyre?

Ku i ka makinat per te pastruar rruget?

-kryebashkiaku ka harruar te aktivizoje drejtuesit e ‘minibashkive’ te Tiranes qe te shohe gjendjen e rrugeve dhe rrugicave,

-kryebashkiaku ka rritur artificialisht pagesen mujore e ujit.

Ne perfundim mund te themi  se duhet qe kete Kryebashkiak i cili po vrapon pas parase, interesave klienteliste dhe inateve personale, ta detyroni te vije ne binare sepse as keshilli bashkiak nuk po funksion.

Eshte krijuar pershtypja se Kryebashkiaku ka marre miratimin tuaj per tu hakmarre ndaj banoreve te Tiranes, ne nje kohe ne e dime mire qe ju nuk i dini keto probleme qe ka hapur ky kryebashkia.

Merni masa i nderuar Kryeminister.

Ndryshe populli i Tiranes nuk do ta votoje me Lali Dhjerin./gazetaimpakta

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne