Paketa “Anti-KÇK”, Spahia: Rama ta nisë nga kryebashkiakët e tij nën hetim

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka reaguar pas deklarimve të kreut të qeverisë për “Operacionin Forca e Ligjit”.

“Ky do të luftoka krimin tani? Ky që ka gjashtë të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë”, shkruan Spahia në një shenim në facebook.

Ja postimi i plotë:

KRYEMINISTRI QE BEN SIKUR VJEN NGA HENA

Si zakonisht nuk i mungojnë fondet për shpenzime fasadë, sidomos kur duhet të luaje rolin e “shpëtimtarit” edhe pse asnjë pengesë nuk ka patur në 7 vjet. Pasi justifikoi gjithçka të shëmtuar, në emër të reformës në drejtësi, tani që u ngrit SPAK E BKH, thotë se ky do bëka të njëjtën punë që ligji ua ngarkon atyre.

Po pse nuk e ka bërë më parë? Pse nuk flet për kriminelët e rrezikshëm të kapur gjatë qeverisjes së PD, e që po lirohen njëri pas tjetrit, edhe me një kontratë punësimi nga njerëz të afërt të këtij Kryeministri në pushtetin vendor?

Ky do luftoka krimin tani? Ky që ka 6 të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë?

Po ata kriminelët që i kanë dalë në përgjime për vjedhje votash?

Pse nuk ia “beson” të fortët strukturave të reja të reformës në drejtësi, por po kërkon te jetë “dorë e parë”? Asgjë e mire nuk vjen nga një njeri që kërkon të kontrollojë çdo pushtet! #Largimi i Ramës, mision kombëtar.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne