Paketa anti shpifje, Vasili: Përzierje maskarallëk e idiotësi

Në një deklaratë për mediat, kreu u grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se paketa anti-shpifje e propozuar nga kryeministri Edi Rama është një përzierje mes maskarallëkut dhe  idiotësisë.

“Paketa anti-shpifje është një përzierje shumë e veçantë ndërmjet maskarallëkut dhe idiotsisë. Eshtë një bashkim që i mishëron vetëm kryeministri, amalgamë mes maskarait dhe idiotit”- tha Vasili.

Petrit Vasili ka folur edhe për kthimin e ligjit të Teatrit për shqyrtim nga presidenti Ilir Meta për të cilën tha se është rreze shprese që Kushtetuta ka një institucion që i respekton.

“Është një ngjarje e mirë shumë. Është rreze shprese që Kushtetuta ka një institucion që i respekton. Ka mbrojtur një pronë publike dhe i ka dhënë një mesazh të madh mbështetje trashëgimisë dhe kulturës. Është mesazh shprese”- tha Vasili.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne