Bota

Pakistan – Gjykata e Lartë shpall FETO-n organizatë terroriste

Gjykata e Lartë e Pakistanit urdhëroi të premten qeverinë, përmes një vendimi dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të shpallë organizatën terroriste gyleniste (FETO) si një grup terrorist të ndaluar në vend.

Organi më i lartë gjyqësor i Pakistanit vendosi gjithashtu që Fondacionit Maarif të Turqisë t’i dorëzohen të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore të lidhura me FETO-n.

Duke qenë se e konsideron ndërveprimin e kulturave dhe qytetërimeve si një rrugë që çon në “të mirën e përbashkët”, Turqia e vlerëson edhe Fondacionin Maarif si portë të sajën që hapet në arsimin ndërkombëtar.

Me përjashtim të Ministrisë së Arsimit Kombëtar, kjo është e vetmja organizatë turke e autorizuar për të hapur jashtë shtetit direkt një shkollë apo institucion arsimor të çfarëdoshëm në emër të Republikës së Turqisë.

Fondacioni Maarif i Turqisë, një organizatë jofitimprurëse që i shërben interesit publik, është themeluar për të operuar me efikasitet anembanë botës në çdo nivel të arsimit, nga ai parashkollor e deri në arsimin e lartë./ trt

OPINIONE