Pakistan – Realizohet me sukses testimi i raketës Shaheen-II, bërthamore dhe konvencionale

“Testi i lëshimit të raketës balistike tokë-tokë, Shaheen-II, ka rezultuar i suksesshëm. E aftë të bartë si kokë me mbushje bërthamore ashtu edhe konvencionale, raketa ka një rreze veprimi prej 1.500 kilometrash. Shaheen-II ka një fuqi parandaluese që përmbush plotësisht nevojat strategjike të Pakistanit për stabilitetin rajonal”, shkroi gjenerali Ghafoor në rrjetin social “Twitter”.

Kurse në një deklaratë të ushtrisë pakistaneze thuhet se gjatë testimit të raketës është goditur me sukses objektivi mbi Detin e Omanit dhe se testimi është ndjekur nga zyrtarë të lartë ushtarakë.

Deklarata thekson edhe se Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka përgëzuar ushtarakët dhe inxhinierët që prodhuan raketën dhe kryen me sukses testin e lëshimit të saj.

Pakistani ka realizuar testime të raketave me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi gjithashtu vitin e kaluar dhe në muajt e parë të këtij viti.

Në këto testime janë përdorur raketa të tipit Shaheen dhe Ghauri./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne