Pakistani dhe Afganistani ftojnë talibanët në bisedime

Ministrat e jashtëm të Pakistanit dhe Afganistanit, në një thirrje të përbashkët për militantët talibanë, kanë kërkuar që ata tu bashkohen bisedimeve paqësore, pas një takimi të organizuar nga Kina, që synonte përmirësimin e raporteve ndërmjet Kabulit dhe Islamabadit.

Kjo thirrje u bë pasi ministri i jashtëm i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm afgan, Salahuddin Rabbani, u takuan sot në Pekin, me ministrin e jashtëm të Kinës, Wang Yi.

Në ftesën e tyre, të tri qeveritë angazhohen për “bisedime paqësore gjithpërfshirëse me bazë të gjërë dhe proces të pajtimit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne