Pakistani do dërgojë astronautin e tij të parë në hapësirë në vitin 2022

Lista me astronautët pakistanezë që do i bashkohen misioneve hapësinorë do të fillojë në shkurt 2020, ka deklaruar Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë.

Pakistani do dërgojë për herë të parë në hapësirë astronautin e tij ​​në vitin 2022, njoftoi të enjten Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë Fawad Chaudhry.

“Jam krenar tju njoftoj se procesi i përzgjedhjes për astronautin e parë që do të dërgohet në hapësirë ​​do të fillojë nga shkurti i vitit 2020”, tha ai.

“Fillimisht do të përzgjidhen pesëdhjetë persona dhe pastaj lista do të zbresë në 25. Dhe në vitin 2022 ne do të dërgojmë njeriun tonë të parë në hapësirë”, tha Chaudhry në një mesash në Twitter duke shtuar: “Kjo do të jetë ngjarja më e madhe e hapësirës ​​për historinë tonë”.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi India fqinje dërgoi në anën e largët të hënës një mision njerëzor. India planifikon që të dërgojë anijen e saj të parë kozmike nga viti 2022.

Duke cituar Chaudhrin, media vendase Dawn News raportoi se Forca Ajrore e Pakistanit e cila ishte caktuar me detyrën përzgjedhëse, do të trajnonte dhjetë pilotë pas procesit përfundimtar të përzgjedhjes. Prej tyre një do të dërgohet në hapësirë.

Ai shtoi se sipas një marrëveshjeje ekzistuese, për të dërguar astronautin e parë pakistanez në hapësirë do të përdoret një strukturë hapësinore kineze.

Korrikun e vitit të kaluar, Pakistani dërgoi dy satelitë në hapësirë ​​nga një impiant nisjeje që i përkiste Kinës, partnerit më të madh ushtarak dhe tregtar të Islamabadit./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne