Pakistani falënderon Erdoğanin për mbështetjen e dhënë për Kashmirin

Pakistani ka falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për mbështetjen e dhënë nga shteti turk në krizën pas vendimit të Indisë për t’i hequr autonominë shumëdekadashe rajonit të kontestuar të Xhamu Kashmirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne falënderojmë presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për ngritjen e zërit në favor të muslimanëve të paarmatosur të Kashmirit të okupuar”, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi gjatë bisedës telefonike me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit.

Qureshi telefonoi Çavuşoğlun për të diskutuar mbi situatën, veçanërisht shkeljet e të drejtave të njeriut në luginën e kontestuar të Himalajeve, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Më herët gjatë muajit, India anuloi të gjitha dispozitat e posaçme të rajonit të Xhamu Kashmirit sipas nenit 370 të Kushtetutës Indiane.

India gjithashtu ndau provincën në dy “territore të unitetit” me administrim qendror dhe i mori pushtetin Kuvendit.

Sipas disa organizatave të të drejtave të njeriut, përfshirë edhe “Human Rights Watch” dhe “Amnesty International”, rajoni Xhamu Kashmir është pothuajse plotësisht i mbyllur që nga 5 gushti.

India bllokoi komunikimet dhe vendosi kufizime të rrepta për të parandaluar çdo rebelim ndërsa liderët politikë në rajon janë arrestuar. Organizatat e të drejtave të njeriut vazhdimisht i kanë bërë thirrje New Delhit zyrtar të heqë kufizimet dhe të lirojë të arrestuarit politikë.

Turqia ka shfaqur shqetësime se vendimi i Indisë do të përshkallëzojë tensionet.

“Turqia dhe Pakistani gjithmonë kanë mbështetur qëndrimin e njëri-tjetrit në disa çështje ndërkombëtare”, tha Qureshi duke vlerësuar Turqinë për përpjekjet e saj për të bashkuar muslimanët.

Ai i bëri thirrje Ankarasë që të punojë në “ndalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe mizorive” në luginë.

Sipas kumtesës, ministri i Jashtëm turk ka thënë se Ankaraja po monitoron nga afër situatën në Xhamu Kashmir.

Të dy ministrat e Jashtëm ranë dakord të vazhdojnë diskutimin dypalësh mbi Kashmirin dhe të takohen gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin tjetër, qëndron në deklaratë.

Nga viti 1954 deri më 5 gusht 2019, rajoni Xhamu Kashmir gëzonte dispozita të posaçme sipas të cilave vetë i miratonte ligjet e veta. Dispozitat gjithashtu mbronin ligjin e shtetësisë në rajon, i cili ndalonte të huajt që të vendoseshin dhe të zotëronin tokë në territor.

Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t’i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 dolën me qëndrimin që t’i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca “Xhamu Kashmir”.

Xhamu Kashmir tani është provinca e vetme e Indisë ku jeton shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë nga viti 1948, kishte parash

kuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t’i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin, ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne