Bota

Pakistani i dorëzoi një notë proteste ambasadorit të Norvegjisë në Islamabad

Pakistani vendosi që rastin e djegies së Kuranit në Norvegji ta paraqet pranë Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

Ministrja e Informacionit dhe Botimeve e Pakistanit, Firdous Ashiq Awan bëri një deklaratë për shtyp pas një takimi të partisë qeverisëse Lëvizja e Drejtësisë Pakistan (PTI) e kryesuar nga Kryeministri Imran Khan.

Duke vënë në dukje se gjatë mbledhjes u dënua ngjarja e jetuar në Norvegji, ministrja Awan tha se “Pakistani për të parandaluar rishfaqjen e veprimeve të tilla që ofendojnë myslimanët dhe dinjitetin e tyre do ta paraqet rastin pranë BE-së dhe OBI-t”.

Ambasadori i Norvegjisë në Islamabad të dielën u thërrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’i shprehur shqetësime për ngjarjen dhe me kërkesën që protestën e Pakistanit t’ia përcjell autoriteteve norvegjeze.

Lideri i grupit të ekstremit të djathtë “Ndaloni islamizimin e Norvegjisë”, Lars Thorsen në qytetin Kristiansand të Norvegjisë, ku me shumicë jetojnë emigrantët, më 16 nëntor tentoi ta djeg Kuranin.

Ndërkaq i riu sirian Omar Dabaa, i cili ndaloi Thorsenin, në një intervistë për revistën norvegjeze “UTROP” deklaroi se krahas deklaratës së policisë se do të parandalojë djegien e Kuranit nuk e bëri këtë./ trt

OPINIONE