Pakistani nuk e njeh referendumin kurd në Irak

Islamabadi zyrtar deklaroi se referendumi i jashtëligjshëm për pavarësi që administrata rajonale kurde në veri të Irakut (KRG) mbajti më 25 shtator nuk ka asnjë bazë ligjore.

Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit thuhet se administrata e Islamabadit mbështet tërësinë territoriale, unitetin dhe sovranitetin e Irakut.

“Referendumi ka shkelur Kushtetutën e Irakut, si rrjedhim nuk ka asnjë ligjshmëri. Përveç kësaj referendumi në fjalë përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë e Irakut dhe të gjithë rajonit. Pakistani bashkë me qeverinë e Irakut, fqinjët dhe bashkësinë ndërkombëtare është kundër këtij referendumi popullor”, vijon komunikata.

Pakistani është kundër hapave që cenojnë tërësinë territoriale të Irakut apo të shteteve të tjera të rajonit, thekson komunikata dhe përcjell mesazhin mbështetës ndaj popullit dhe qeverisë së Irakut./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne