Pakistani përshëndetë mbledhjen e KS të OKB-së për çështjen e Xhamus dhe Kashmirit

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka përshëndetur mbajtjen e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) rreth situatës aktuale në provincën e Xhamus dhe Kashmirit të Indisë.

Në një prononcim përmes llogarisë në twitter, Khan tha se për herë të parë pas 50 vitesh çështja e Kashmirit është ngritur në forumin më të lartë diplomatik.

Kryeministri Imran Khan rikujtoi 11 rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të drejtën e banorëve të Xhamus dhe Kashmirit për vetëvendosje, ndërsa përshëndeti mbledhjen e Këshillit me temë çështjen e Xhamus dhe Kashmirit.

“Zgjidhja e problemit të popullit të Kashmirit dhe gjetja e një zgjidhje mosmarrëveshjes është përgjegjësi e botërore”, ka thënë Khan.

Të shtunën Këshilli i Sigurimit me kërkesë të Kinës mbajti një seancë me dyer të mbyllura për të diskutuar rreth vendimit të Indisë për shfuqizimin e statusit të veçantë të rajonit të Xhamus dhe Kashmirit.

Pas vendimit të Indisë për të shfuqizuar statusin e veçantë rajonit të Xhamus dhe Kashmirit, Pakistani i kishte dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së 3 letra për të marrë në shqyrtim këtë çështje.

Më 5 gusht India shfuqizoi nenin 370 të Kushtetutës, me të cilin njihej statusi i veçantë rajonit të Xhamus dhe Kashmirit për më shumë se gjysmë shekulli.

Në Indi, “Drafti për Ristrukturimin e Xhamusë dhe Kashmirit”, i cili e ndan këtë rajon në dy territore të unionit, u miratua fillimisht nga Dhoma e Lartë e Parlamentit Federal “Rajya Sabha” (Kuvendi i Shteteve) dhe më pas nga Dhoma e Ulët e Parlamentit Federal “Lok Sabha” (Kuvendi Popullor)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne