Pakistani synon të luftojë Islamofobinë përmes edukimit Kur’anor

Pakistani e ka bërë të detyruar mësimin e Kur’anit me përkthimin në gjuhën urdu për të gjithë nxënësit në mbarë vendin, përveç atyre jo-muslimanë, që ata të mund ta kuptojnë më mirë besimin e tyre në gjuhën amtare të vendit dhe t’i përdorin ato njohuri për të luftuar Islamofobinë.

Faza e parë e zhvillimit të Kurrikulës Unike Kombëtare është vendosur të zbatohet në të gjitha institutet arsimore në të gjithë vendin, së bashku me medresetë përfshirë edhe shkollat e qeverisë, private dhe ato gjysmë-private.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), ministri Federal i Arsimit, Shafqat Mehmood njoftoi se drafti përfundimtar është gati, pasi që nga viti 2011 edukimi ka qenë një autonomi provinciale. Ai theksoi se kanë “marrë në bord të gjitha provincat dhe ata e kanë pranuar atë”.

“Në fazën e parë e kemi bërë Islamiyat-in (Studimi i Kur’anit me sure dhe hadithe) të detyruar nga klasa e parë deri në klasën e pestë me Nazarah (vetëm lexim) ndërsa nga klasa e gjashtë e tutje do të shtohet edhe përkthimi, kështu që të rinjtë të mund ta kuptojnë thelbin e vërtetë të fesë sonë, e cila është paqja dhe harmonia”, tha Mehmood për AA.

Duke folur në lidhje me detajet e vendit, ministri pakistanez njoftoi se kanë pranuar disa shqetësime nga një grup i kufizuar njerëzish, por ato janë adresuar, pasi sasia e edukimit Kur’anor, siç tha ai, është e njëjtë me atë që ishte më parë.

“I vetmi ndryshim është se nxënësit do të mësojnë atë pjesë në gjuhën urdu në mënyrë që ata të mund ta kuptojnë kuptimin aktual”, tha Mehmood.

Ai theksoi se shumica e vendeve muslimane në mbarë botën përfshijnë edukimin Kur’anor në kurrikulën e tyre.

“Kam vizituar Turqinë dhe kam lexuar edhe për sistemin e shkëlqyeshëm shkollor Imam Hatip. Është me rëndësi të përfshijmë edukimin tonë fetar me atë modern për të arritur një jetë të suksesshme”, tha Mehmood.

Në vitin 2017, Asambleja Kombëtare e Pakistanit miratoi projektligjin e mësimit të detyrueshëm të Kur’anit të Shenjtë, i cili u miratua më vonë nga presidenti i vendit në atë kohë, Mamnoon Hussain dhe u shndërrua në një ligj sipas të cilit edukimi Kur’anor është i detyrueshëm nga klasa e parë deri në klasën e 12-të në të gjitha institucionet federale arsimore në vend.

Duke adresuar kritikat e disa arsimtarëve, anëtarëri i Këshillit Kombëtar të Kurrikulës, Mariam Chughtai tha se të gjitha provincat u pajtuan për të zbatuar aktin dhe se njerëzit që po e kritikojnë atë duhet ta kuptojnë se vendimi është i vjetër tre vite dhe ata thjesht po e zbatojnë atë.

“Akoma është shumë herët për të diskutuar rezultatet e kësaj karrikule, pasi nxënësit do të marrin librat e azhurnuar në muajin mars të vitit 2021. Kurrikula e re është një version i azhurnuar i plan-programit tashmë të vendosur të vitit 2006. I vetmi ndryshim është se tani nxënësit duhet të përfundojnë Nazarah-in e Kur’anit deri në klasën e pestë që më parë ishte vendosur deri në klasën e tetë”, tha Chughtai për AA.

Boshllëku tejkalues midis sistemeve shkollore dhe private

Kryeministri pakistanez, Imran Khan në vitin 2020 prezantoi politikën e Kurrikulës Unike Kombëtare. Ai siguroi publikun se pabarazia në arsim midis nxënësve do të reduktohet.

“Ky është hapi ynë i parë për të sintetizuar dhe për të rreshtuar kurrikulën tonë në mënyrë që të mos krijojë klasa shoqërore (bazuar në sistemin arsimor)”, tha Khan në një adresim në një ngjarje publike.

Edukimi Kur’anor po ashtu i detyrueshëm në universitete

Më 14 korrik, parlamenti i vendit miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë ta bëjë të detyrueshëm mësimin e Kur’anit të Shenjtë në gjuhën urdu në të gjitha universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë të lidhura me qeverinë federale.

“Sipas kushtetutës, Pakistani zyrtarisht është një shtet në republikën Islamike dhe Kur’ani i Shenjtë dhe Sunneti duhet të konsiderohen ligj suprem. Prandaj është e nevojshme të merren masa paraprake të arsyeshme për të kuptuar Kur’anin e Shenjtë në universitete”, thotë rezoluta.

Sunneti është një mënyrë e sjelljes ose jetesës që ka të bëjë me traditat dhe praktikat e Profetit Muhammad (a.s.), që janë modele që duhen ndjekur nga muslimanët.

Rezoluta erdhi pasi guvernatori i provincës verilindore Punjab, Chaudhry Muhammad Sarwar, në prill të këtij viti lëshoi një njoftim për ta bërë edukimin Kur’anor të detyrueshëm për të diplomuarit universitarë me “përkthim”, në cilësinë e tij si kancelar i universiteteve.

Në Pakistan, guvernatori i një province po ashtu vepron si kancelar i universiteteve në provincë.

“Isha shumë kurioz për reagimin e të gjithë zv/kancelarëve ndaj propozimit tim, por ai u miratua unanimisht jo vetëm nga kancelarët por edhe nga të gjitha provincat e tjera. Kjo tregon gatishmërinë e njerëzve për t’iu afruar mesazhit nga Allahu”, tha Sarwar për AA.

Lajmërimi deklaron se Libri i Shenjtë do të mësohet në studimet islame, të cilat tashmë po mësohen në universitete. Dhe studentët, përveç jo-muslimanëve nuk do të marrin diplomat e tyre derisa ta kalojnë këtë lëndë.

“Për shkak të pengesës gjuhësore, brezi ynë i ri nuk ishte në gjendje të kuptonte ose zbatonte Librin e Shenjtë në jetën e tyre të zakonshme. Ky vendim do të ndihmojë brezin tonë të ri në luftën kudër Islamofobisë dhe ndërkombëtarisht ata mund të jenë në një pozitë më të mirë për të mbështetur paqen dhe harmoninë”, tha Sarwar.

Udhërrëfyesi për zbatimin e vendimit

Në muajin prill, Sarwar formoi një komitet prej shtatë anëtarësh të zv/kancelarëve për të paraqitur rekomdandime se si ta bëjnë të detyrueshëm mësimin e Kur’anit me përkthim në të gjitha universitetet në provincë.

Përderisa diskutonte rekomandimet, profesori iaz Ahmad, zv/kancelar i Universitetit Punjab dhe kreu i Komitetit tha se “lënda e Kur’anit do të jetë e barabartë me një orë krediti në vit pasi universiteti përkatës ndihet i përshtatshëm dhe si një zëvendësim, nxënësve jo-muslimanë mund t’u ofrohet si lëndë e etikës”.

“Studenti duhet ta japë këtë lëndë vetëm një herë pas shkollimit të ndërmjetëm (Standardit të 12-të) deri në doktoraturë. Ky vendim është vetëm për studentët që janë në kampus. Studentët privatë nuk përfshihen në këtë vendim. Detaje dhe kritere të mëtejshme do të jenë më të qartë për studentët pasi ata të fillojnë të ndjekin universitetin pas 15 shtatorit”, tha Ahmad për AA.

Rab Nawaz, i cili po ndjek diplomimin ‘Bachelor’ në Universitetin e Teknologjisë dhe Menaxhimit tha se ata nuk janë të informuar për ndonjë ndryshim të mëtejshëm në kurrikulë.

“Pothuajse kam përfunduar semestrim tim të tretë. Qeveria ka njoftuar që institutet arsimore do të jenë të hapura nga 15 shtatori por nuk ka asnjë njoftim apo debat me studentët në kampus lidhur me këtë vendim të edukimit Kur’anor”, tha Nawaz.

Edukatorët në vend duken të ndarë mbi këtë vendim dhe ata kanë filluar një debat në mediat kombëtare dhe sociale nëse kaq shumë edukim fetar duhet të jetë ose jo pjesë e karrikulës kombëtare.

Abdul Hameed Nayyar, një fizikant, për AA tha se qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme në lidhje me këtë vendim, pasi ajo po ashtu mund të çojë në ekstremizëm fetar.

“Feja dhe arsimi modern duhet të ekuilibrohen siç duhet. Vendosja e një kurrikule të ekuilibruar është një punë e vështirë për qeverinë”, tha Nayyar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne