Bota

Pakistani teston “me sukses” raketën kryqëzuese

Pakistani ka kryer një test “të suksesshëm” të një rakete kryqëzuese.

Testi i fluturimit së raketës së lëshuar nga ajri “Ra’ad-II” është raketa e dytë e Pakistanit për këtë vit dhe vjen mes tensioneve të vazhdueshme me rivalin bërthamor të saj, Indinë.

“Pakistani kreu një test të suksesshëm të fluturimit të raketës kryqëzuese të lëshuar nga ajri ‘Ra’ad-II me një rreze prej 600 kilometër, e cila në mënyrë të konsiderueshme rrit aftësinë e përmbajtjes strategjike ajrore mbi tokë dhe det”, tha ushtria pakistaneze.

Ushtria njoftoi se sistemi i armëve është i pajisur me sisteme më të reja të drejtimit dhe navigimit, duke siguruar përfshirjen e objektivave me precizion të lartë.

Ushtria po ashtu tha se stërvitja është dëshmuar nga komandantë të lartë ushtarakë dhe po ashtu lëshoi një video të testimit të raketave.

Muajin e kaluar, Pakistani testoi një raketë balistike Ghaznavi me rreze prej 290 kilometrash, vetëm disa ditë pasi India testoi raketën e saj balistike K-4 të lëshuar nga nëndetësja.

Marrëdhëniet midis dy fqinjëve të Azisë së Jugut janë përkeqësuar që kur New Delhi revokoi statusin gjysmë autonom të rajonit Xhamu dhe Kashmir, duke vendosur edhe një bllokim gushtin e kaluar.

Tensionet e shtuara kanë ngjallur frikën e një gare të armëve të reja në Azinë e Jugut./AA

Etiketa

OPINIONE