Pakistani u bashkohet kritikave ndaj vendimit të SHBA-së për Lartësitë e Golanit

“Ky vendim përfaqëson një shkelje serioze të Kartës së OKB-së, ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të zbatueshme të Këshillit të Sigurimit”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Muhammed Faisal, përmes një komunikate me shkrim.

“Pakistani ndan zemërimin ndërkombëtar dhe është thellësisht i shqetësuar për pasojat potencialisht të rënda të këtij vendimi për rajonin dhe më gjerë”, thuhet mes të tjerash në komunikatë.

Islamabad i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marrë në konsideratë situatën dhe të ndërmarrë hapa në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Izraeli mban nën pushtim rreth dy të tretat e Lartësive të Golanit si një rezultat “de facto” i konfliktit arabo-izraelit. Ai tentoi që t’i aneksojë këto territore zyrtarisht në vitin 1981, një veprim i kundërshtuar njëzëri në atë kohë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Tel-Avivi lobon prej një kohe të gjatë që Uashingtoni të njohë pretendimin e tij mbi territorin që gllabëroi nga Siria gjatë Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.

Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi të hënën një dekret që “njeh zyrtarisht sovranitetin izraelit mbi Lartësitë e Golanit”.

“Vendimi i Izraelit për të imponuar ligjet, juridiksionin dhe administratën e tij në Lartësitë e Golanit, territor sirian i pushtuar, është i pavlefshëm dhe pa efekt juridik ndërkombëtar”, thuhet në rezolutën nr. 497 të OKB-së (1981).

Turqia, Rusia, Kina, Gjermania dhe shumë vende të tjera janë pozicionuar tashmë në anën opozitare të lëvizjes më të diskutueshme të Uashingtonit gjatë viteve të fundit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne