“Pakti për Universitetin një tradhti”, reagon MASR: Edhe vitin e ardhshëm…

Vjen edhe reagimi i ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë pas deklaratë së bërë sot nga ish-deputet i PD-së, Luçiano Boçi, i cili e konsideroi ‘Paktin për Universitetin’ një pakt tradhtie.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, MASR informoi studentët se edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020, qeveria do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat.

“Kujtojmë se që në fillim të tij, ‘Pakti për Universitetin’ solli mbi 2.3 miliard lekë subvencionim pako financiare nga ana a qeverisë shqiptare duke i sjellë përfitim direkt mbi 99 mijë studentëve nga të cilët:

– 75 mijë studentë kanë përfituar reduktim tarife me 50%;
– 5,500 studentë janë përjashtuar nga tarifa e studimit (mesatarja 9-10);
– mbi 10 mijë studentë janë përjashtuar nga tarifa e shkollimit (kategoritë në nevojë);
– rreth 11 mijë studentë kanë përfituar bursa prej 10 mijë lekësh në muaj (studentë nga kategoritë në nevojë dhe ato me mesataren 9-10)”, thuhet në reagimin e MASR-së.

Në deklaratën e saj, MASR thekson gjithashtu se shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime të tjera në VKM, për të përfshirë edhe kategori të tjera që nuk kanë qenë më përpara./tiranatoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne