Pakti Rama-Basha sjell paqen në Këshillin Bashkiak të Tiranës, PS-PD bashkojnë votat

Në kulmin e fushatës, kur pritej që marrëdhënia mes PS dhe PD të jetë më e tensionuar si asnjëherë, këto të dyja bashkojnë votat në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Bëhet fjalë për 8 projektvendime që janë votuar nga këshilltarët e djathtë. Reflektohet edhe në Këshillin Bashkiak klima e paqes dhe e dashurisë, e ngjizur në marrëveshjen Rama-Basha në 17 Maj, kur të dy gjetën dakortësi për shumë tema.

Nuk mund të thuhet, nëse votimi i përbashkët i projekteve në Këshillin Bashkiak është diskutuar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës natën e 17 majit, por nëse nuk është bërë, të dy kanë pasur ditë të tjera për ta diskutuar dhe për të rënë dakort.

Pasi dha votën, PD u largua nga salla për projektvendimin për Eco Tirana për pastrimin e qytetit. Sipas pr/vendimit, kompania mund të konkurojë për tenderat e pastrimi në qytetet e tjera, si një biznes i mirëfilltë.
Edhe pse PD u largua nga salla, projetkvendimi kaloi për diskutim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne