Palestina anëtarësohet në INTERPOL

“Kjo është një fitore e madhe për diplomacinë tonë, sepse siguron që puna e bërë prej lidershipit palestinez për ta vendosur Palestinën në një platformë botërore e në rrugën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, po jep fryte”, tha Omar Awadallah, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme palestineze.

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të organizatës ndërkombëtare të policisë, mbajtur në Pekin, jo vetëm siguron – sipas Awadallah, – se Palestina është një shtet, por tregon gjithashtu se është një shtet i përgjegjshëm, se ka polici dhe aparat sigurimi që mund të përmbushin angazhimet e tyre, e një sistem gjyqësor që i çon kriminelët prapa hekurave. Në një mesazh të INTERPOL-it në “Twitter” thuhej qartë se, Palestina dhe ishujt Solomon janë tashmë pjesë e tij. Ministria e Jashtme e regjimit sionist e kishte pohuar më herët se përpjekjet e këtij regjimi për t’a shtyrë votimin deri vitin e ardhshëm kishin dështuar. Regjimi sionist këmbëngulte se Palestina nuk është shtet, ndaj dhe nuk ka sesi kualifikohet për anëtarësim në INTERPOL./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne