Palestina dënon vendimin e Izraelit për zonë industriale ilegale në Kuds

Palestina dënoi miratimin e Izraelit për krijimin e një zone industriale, të konsideruar si koloni jolegjitime hebreje, në një rajon në veri të Kudsit të pushtuar.

“Zona e re jolegjitime në fjalë është përpjekje për aneksimin e Kudsit, hebraizimin e tij, ndryshimin e realitetit të tij, prishjen e historisë dhe identitetit të tij dhe copëtimin e tij nga Palestina”, tha Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë.

Ministria i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të përmbushë përgjegjësinë e saj përballë vendosjes së një kolonie jolegjitime që përbën kërcënim.

Sipas deklaratës, Palestina i bën thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare për një hetim urgjent për të kërkuar llogari nga zyrtarët izraelitë të përfshirë në këtë rast.

Të shtunën, televizioni izraelit Kan raportoi se Komuna izraelite e Kudsit ka miratuar planin për krijimin e një zone industriale në qytet.

Në lajme thuhej se zona do të ketë objekte të ndryshme tregtare, industriale dhe profesionale dhe do të përfshijë një sipërfaqe prej 9 hektarësh./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne