Palestina reagon ndaj Bahrejnit për normalizimin e marrëdhëniet me Izraelin

Palestina ka tërhequr ambasadorin e saj në Manama si reagim ndaj marrëveshjes së normalizimit Bahrejn-Izrael.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës, ministri Riyad al-Maliki ka thirrur ambasadorin e Palestinës në Manama për të biseduar hapat që do të hidhen kundër marrëveshjes së normalizimit Bahrejn-Izrael.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kishte bërë të ditur se pas Emirateve të Bashkuara Arabe, edhe Bahrejni, një vend tjetër i Gjirit Persik, kishte arritur në marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) e deklaroi këtë marrëveshje si “një thikë tradhtare që godit kauzën palestineze”.

Pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë më 1994-n, dhe Emirateve të Bashkuara Arabe para një kohe të shkurtër, Bahrejni është vendi i katërt arab që nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne