Palestinë, fabrika e qumështit prodhon energji elektrike

Fabrika e qumështit në El-Xhebrini të Bregut Perëndimor, nevojën e saj të energjisë elektrike, e përfiton nga plehu. Ndërkohë që tepricën e energjisë elektrike kjo fabrikë e lë në linjën elektrike, në vizionin e saj ka si synim mundësimin e një zgjidhjeje për energjinë elektrike të El-Halil-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Fabrika është nga më të mëdhatë në Bregun Perëndimor. Për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike, ata shkuan drejt realizimit të një projekti i cili ka mundësuar prodhimin e energjisë përmes plehut.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, Drejtori Ekzekutiv i Fabrikës së Produkteve të Qumështit, Xhebrini, Xhihad el-Xhebrini, thotë se në fillimet e saj për të patur energji të mjaftueshme, janë përdorur gjeneratorë.

Duke thënë se në çiflik kanë rreth një mijë kafshë të trasha, Xhebrini në vijim të fjalës së tij thotë: “Punuam shumë për të gjetur një zgjidhje. Puna jonë na çoi tek sistemi i prodhimit të energjisë elektrike nga gazi i prodhuar përmes plehut”.

Ndërsa inxhinieri i energjisë së rinovueshme pranë degës në El-Halil të Universitetit, Mahir Meğalise, thotë se në saj të këtij projekti prodhohet 380 kilovat orë energji elektrike. Ai thotë se vetëm 20 kilovat orë prodhohet në fermë, ndërsa pjesa tjetër jepet në rrjetin elektrik.

Meğalise thotë se ata japin energji elektrike në rrjet pa pagesë dhe se ende vazhdojnë bisedimet për një kontratë të mundshme të shtijes së energjisë.

Projekt që premton të ardhme

Inxhinieri thotë se janë gati që të prodhojnë rreth 1 megavat energji elektrike dhe se kjo është një e treta e energjisë që i duhet qytetit Yatta, i cili ka 100 mijë banorë.

Meğalise thotë gjithashtu se krahas plehut të kafshëve të mëdha, ata janë gati të rrisin prodhimin e energjisë përmes perimeve dhe zarzavateve të prishura.

“Në vitet në vazhdim ne synojmë që të rrisim prodhimin e energjisë elektrike në 7 megavat. Në këtë mënyrë ne do të zgjedhim njëherë e përgjithmonë problemin e energjisë elektrike në El-Halil”, tha Meğalise.

Ai ka thënë se ata kanë ngritur depo të mëdha për depozitimin e gazit metan. Inxhinieri thotë gjithashtu se krahas këtyre projekteve ata synojnë të prodhojnë energji edhe përmes paneleve diellore të cilat mendojnë ti vendosin në një hapësirë prej 20 mijë metra katrorë, hapësirë kjo ku shtrihet ferma./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne